Gjykata e Tiranës pas vendimit pasditen e sotme për 24 persona të arrestuar gjatë datës 11 dhjetor, ka marrë masat disiplinore për 43 qytetarë që morën pjesë në protestat shkatërruese të datës 12 dhjetor për vrasjen nga efektivi të Klodian Rashës.
Në vendimin e Gjykatës, thuhet se 1 person do të mbetet pas hekurave për 15 ditë, ndërsa për 4 të tjerë është marrë masa e arrestit me burg për 10 ditë.
Po ashtu me detyrim paraqitje është dhënë masa për 26 persona, ndërkohë që në arrest shtëpie kanë mbetur 12 qytetarë./Gazetareforma.com/