Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës (1998-1999), ndaj dy pjesëtarëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së, Tom Gashi. Tashmë pritet që ata të dalin përpara Gjykatës Speciale në Hagë.
Dy veteranët e luftës, ish-pjesëtarë të UÇK-së, akuzohen për pengimin e drejtësisë e me akuza konkrete, që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.
Postimi plotë:
Konfirmohet aktakuza ndaj z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati nga Gjykata Speciale. Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri me sot e kane konsideruar veten te kidnapuar nga Gjykata Speciale! Sot është konfirmuar aktakuza kundër tyre e cila përmban 4 pika, te cilat sipas Prokurorisë Speciale ne Hage kanë të bëjnë me pengim te drejtësisë, e me akuza konkrete qe sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore ne mes te datave 7 deri 25 shtator te këtij viti. Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar nga gjyqtari i procedures paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhës.
Kryetari dhe nënkryetari i OVL te UÇK-së, dhe unë në cilësinë e avokatit te OVL të UÇK-se nuk e pranojmë këtë Gjykate një etnike, raciste, tepër e dëmshme për kombin tonë shqipëtar dhe për shtetin e pavarur te Kosovës. Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e kuvendit te Kosovës me 3 gusht te vitit 2015 pa iu dorëzuar fare raporti i hetimit të Prokurorit Climt Ëiliamson, i cili i hetoi pretendimet djallëzore të Dick Martyt, i cili në interesa te Serbisë arriti që ta bindi Këshillin e Evropës që të hetojë trafikimin e organeve njerëzore të kryera kinse nga UÇK-ja për të mbuluar krimet serbe deri në gjenocid kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë. Për veprat penale të konfirmuara në këtë aktakuze nuk është fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage.
Nëse prokuroria pranë Gjykatës Speciale ne Hage ka prova kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit rastin duhet ta dërgoj në Gjykatat e Republikës së Kosovës, por si mund ta bëjë këtë Prokuroria Speciale ne Hage, dhe Gjykata Speciale ne Hage kur Republikën e Kosovës që i ka formuar këto institucione nuk e njohin si shtet te pavarur./Gazetareforma.com/