Plas skandali në institucioni financiar “Iute Credit”, ku një punonjëse jepte kredi fiktive dhe përvetësonte paratë.
Rasti ka përfunduar në dyert e Prokurorisë. Organi i akuzës në Fier, ka nisur hetimet nga “Iute Credit” pasi një prej punonjëseve ka firmosur fiktivisht në emër të klientëve dhe ka përfituar në emër të tyre 9.3 milion lekë të reja.
Punonjësja Paula Buzi, ka firmosur në emër të klientëve për shuma të caktuara parash dhe këto para i ka përfituar vetë. Pasi klientët janë vënë në dijeni për shumat e parave që ata kishin marrë, ose më saktë supozohej se kishin marrë, sepse ato në të vërtetë në emër të tyre i kishte marrë punonjësja e “Iute Credit”, është zbuluar dhe mashtrimi.
Paula Buzi është lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Prokuroria e Fierit, ndërsa më vonën pritet të merret në pyetje për zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit, si dhe për të treguar nëse në këtë skemë është e përfshirë vetëm ajo apo ka dhe personave të tjerë.
/GazetaReforma.com/