Skip to content
Të Gjitha

Basha denoncon në Parlamentin Evropian manipulimin e vrasjes së Klodian Rashës  

· 1 min lexim

PD denoncon në Parlamentin Evropian dhunën gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme nje takim online me reporterët e Parlamentit Europian, Joseph O’Reilly nga Irlanda, njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, si edhe me Petter Eide nga Norvegjia.

Bëhet me dije se Basha me reporterët ka folur rreth vrases së 25-vjeçarit, Klodian Rashës, i cili u vra nga një oficer policie si dhe përpjekjet për të manipuluar vrasjen.

Mësohet se Basha ka informuar reporterët se gjatë protestave është penguar e drejta e informimit pasi janë shoqëruar në komisariat disa gazetarë.

Mësohet se takimi i planifikuar me reporteret ka patur si teme diskutimi dhe zhvillimet e fundit te situatës se pandemisë, ekonomisë dhe politikes.

/GazetaReforma.com/