Mes 27 të arrestuarve nga policia e Vlorës në aksionin antidrogë “Hapësira” janë dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, me funksione të ndryshme, si shef komisariati, shef krimesh apo inspektor.
Policia e Vlorës, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan sot operacionin policor të koduar “Hapësira”.
Në pranga kanë rënë:
– Arjan Tase, shef i komisariatit Himarë;
– David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme;
– Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë;
– Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë;
– Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë;
– I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.
Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.
/GazetaReforma.com/