Skip to content
Të Gjitha

Mosrespektimi i masave anti-covid/ Nga festa e fitores në qeli, ylli i futbollit rrezikon 4 vite burg!

· 1 min lexim

Një festë e organizuar në kulmin e pandemisë nuk ka kaluar pa pasoja për futbollistin holandez, Quincy Promes.

Ylli i Ajax-it është arrestuar në lidhje me një goditje me thikë që i ka dhënë një kushëriri të tij, me policinë që jep detaje se ngjarja ka ndodhur në muajin korrik.

Kushëriri nuk  e ka falur Promes duke e denoncuar dhe për këtë, policia bëri të mundur ndalimin dhe shoqërimin e futbollistit në ambientet e komisariatit.

Ndaj 28-vjeçarit, futbollistit të Ajax rëndon akuza e plagosjes dhe rrezikon një dënim me burg deri në 4 vite.

Ky lajm vjen si “bombë” për futbollistin dhe ekipin e Ajax, me Promes që ditën e djeshme shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 që ekipi i tij mori në shtëpi përballë Zwolle./Gazetareforma.com/