Skip to content
Bota

Situata nga pandemia, Merkel urdhëron izolimin e plotë të Gjermanisë

· 2 min lexim

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka urdhëruar ditën e sotme për mbylljen e plotë të dyqaneve e shkollave, duke ndërmarrë kështu masa më të rrepta në vend kundër koronavirusit.

Bëhet me dije se Kancerlarja Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e shumë dyqaneve, shkollave dhe qendrave të kujdesit ditor, duke filluar nga dita e mërkurë.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë gjermanë, Merkel është shprehur se vendi ka nevojë urgjente për të adresuar rritjen e madhe të infeksioneve nga Covid-19.

“Masat e vendosura më 2 nëntor nuk kanë vepruar sa duhet. Ne jemi përsëri dëshmitarë të një rritje të rasteve me COVID dhe një rritje eksponenciale të infeksionit. Ne e dimë që sistemi shëndetësor është tashmë shumë i lodhur. Ne kemi nevojë për veprime urgjente.

Qëllimi mbetet që vendi të arrijë në shifrat e 50 rasteve të reja më 100 000 banorë në 7 ditë. Ky do të jetë një bllokim i vështirë dhe do të zhvillohet midis 16 dhjetorit dhe 10 janarit “, ka deklaruar Merkel.

Kufizimet e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 10 janar për të ndihmuar në trajtimin e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, që kërcënon të mbingarkojë sistemin shëndetësor të Gjermanisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar 1 milion e 320 mijë të infektuar dhe 22 171 viktima për shkak të Covid./Gazetareforma.com/