Dita e sotme sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale me diell. Reshje shiu të izoluara do të ketë edhe përgjatë relieveve malore.
Ndërkohë era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e cila hera-herës përgjatë zonave luginore (kryesisht në veri) dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15-18m/s./Gazetareforma.com/