Ishte duke lëvizur normalisht në rrugë por befas është përfshirë nga flakët. Një makinë ka marrë zjarr dhe është shkrumbuar ditën e sotme në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35, ndërsa dyshohet se, shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Shtetasi D.B. drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka dalë pa pasoja nga makina e tij tip “Ford Focus”.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, për shuarjen e zjarrit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm si pasojë e karburantit në serbatorin e makinës.
Tiranë/Informacion paraprak
“Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojn punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.
/GazetaReforma.com/