Mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka vendosur për lejimin e kandidatit të Përparim Kalos për kandidimin për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Por nga ana tjetër ka vendosur ndalimin e kandidimit të Klajdi Mones për vakancën e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.
Kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, sipas KED ka patur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 11.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:
1.Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020 dhe procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të datës 07.12.2020.
2.Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
-Klajdi Mone.
-Përparim Kalo.
3.Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm
- Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
5.Miratimi i ekspertit të gjuhës së huaj në funksion të realizimit të intervistave me kandidatin e lejuar.
6.Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatit të lejuar.
7.Zhvillimi i intervistës me kandidatin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si më poshtë:
-Altin Binaj
8.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatin e lejuar.
9.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.
Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020 dhe procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të datës 07.12.2020.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, vendosi:
1.Lejimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
- Përparim Kalo, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
- Klajdi Mone, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
Kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, ka patur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Në lidhje me pikën 4 të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
Kandidati për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, Z. Altin Binaj është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tij në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të Z. Binaj, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e kandidatit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë mbledhjen e sotme, për ditën e hënë, datë 14.12.2020, në të cilën do të shqyrtohet pika e fundit e rendit të ditës: diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, të cilat do të dërgohen më pas pranë organit të emërtesës.