Protesta filloi në bulevardin “Nënë Tereza”, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe filluan sulmin kundër policisë, por u tërhoqën kur makina ujë-hedhëse e policisë doli në shesh.
Policia filloi me arrestime që në fillim të protestës, ndryshe nga herët e tjera kur arrestimet bëheshin në fund të saj, ndërkohë që forcat e shumta të policisë i detyruan protestuesit të ndaheshin në disa grupe, për t’i shpëtuar arrestimeve.
Grupe të mëdha me efektivë i ndiqnin të rinjtë “këmba-këmbës”, deri sa ngeli vetëm një grup protestuesish me vetëm 30-40 persona, të cilët lëvizën në disa zona duke thyer semaforët dhe tabelat anës rrugëve.
Në zonën e Librit Universitar pati edhe një përplasje me efektivët e policisë, ku 2 punonjës të FNSH-së ngelën të plagosur, ndërsa protestuesit vazhduan rrugën e tyre drejt sheshit “Ëilson” dhe më pas te kthesa e “Komunës së Parisit”.
Pikërisht në afërsi të Komunës së Parisit policët e veshur civil hynë në mes të protestuesve, duke i rrethuar dhe duke i detyruar të largohen.