Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lleshaj mbrohet me 21 janarin: Ata nuk kanë të drejtë të ngrenë gishtin

22:31 10/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

“Ata që drejtuan gishtin kundër meje bënë 21 janarin”, deklaroi sot ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë televizive, ndërsa deklaroi se dorëheqja e tij ka një dimension moral. Ai theksoi se u vra një djalë i ri padrejtësisht dhe ka tension politik..

Ai u shpreh se e kishte marrë vetë vendimin e dorëheqjes.

“Kjo dorëheqje  ka disa dimensione. Së pari, ka një dimension human. Kemi një djalë të ri të vrarë padrejtësisht nga një punonjës i policisë. Së dyti ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit për çdo gjë që ndodh në mënyrë të padrejtë nga ata që nuk kanë të drejtë të ngrenë as gishtin e as dorën. U bënë disa ditë se disa persona të cilët kanë  përgjegjësi për shumë tragjedi të këtij vendi kanë ngritur gishtin kundër meje dhe policisë dhe dorën kundër policisë dhe institucioneve të shtetit, ndërkohë u mungon e drejta morale për ta ngritur për sa kohë provohet se janë të lidhur me barrë shumë të rënda dhe i kanë lënë vendit 21 janarin”, theksoi Lleshaj.

“Unë e kam bërë dorëheqjen për t’u thënë atyre unë nuk jam si ju. Edhe se s’kam asnjë përgjegjësi drejtpërdrejt me ngjarjen, por e jap dorëheqjen si gjest politik. Ata thanë Lleshaj të japë dorëheqjen, tani do shohim çfarë do thonë ata”, tha Lleshaj.

Ai shtoi se dorëheqja është shenjë respekti ndaj qytetarëve të gjithë spektrit politik të vendit dhe për të theksuar se dorëheqja duhet të jetë akt normal i çdo politikani në këtë vend.

Lleshaj u shpreh se kemi patur artikulime të politikanëve të opozitës që në mënyrë të paturpshme kanë ngritur gishtin e akuzës duke dhënë që përgjegjësin e vrasjes e ka Ministri i Brendshëm, duke iu referuar protestave të dhunshme ku u kërkua dorëheqja e tij.

“Përfaqësuesve të opozitës u them sot, se ministri i Brendshëm nuk ka asnjë përgjegjësi drejtpërdrejtë me vrasjen, megjithatë ministri e ka kurajën qytetare dhe politike të jap dorëheqjen për këtë që ka  ndodhur, për këtë incident të ndodhur natën nga një polic, ndërkohë ata nuk janë shkëputur nga 21 janari, e kanë mbrojtur 21 janarin, nuk kanë lejuar arrestimin që prokuroria kërkoi, ende sot e justifikojnë si akt të drejtë”, tha ai.

/GazetaReforma.com/

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 12 janaridoreheqjalleshaj

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Policia arreston të miturit, nëna e 12 vjeçarit kërkon djalin në komisariat

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English