Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO), ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e çështjes në ngarkim të tre gjyqtarëve që pranuan gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.
Kujtojmë se trupa gjykuese e përbërë nga tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe Skënder Damini, po hetoheshin për korrupsion, pasi pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit duke e shpëtuar atë nga burgu i përjetshëm.
Pas këtij vendimi, prokuroria i mori tre gjyqtarët nën hetim për korrupsion.
Mirëpo, Gjykata e Apelit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë e cila pushoi çështjen në ngarkim të tre gjyqtarëve.
Sipas GJKKO-së, nuk ka elementë të veprës penale të kryer nga Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli.
Kujtojmë se Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në së oficerëve të policisë, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani dhe Altin Dizdari, gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.
Por pas kërkesës së Dajtit, tre gjyqtarët, Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe Skënder Damini, i pranuan gjykimin e shkurtuar dhe si rrjedhojë dënimi u ul në 25 vite burg./Gazetareforma.com/