Pas përleshjeve mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fundi i protestës së sotme ishte rruga tregtare në Tiranë.
Rruga ”Myslym Shyri” në Tiranë u bllokua totalisht për automjetet prej protestuesve. Ata nxorën përpara automjeteve koshat e mbeturinave duke i vendosur edhe flakën.
Protesta vijojë edhe për pak kohë tek Drejtoria e Policisë teksa protestuesit kanë nisur një rrugëtim në gjithë Tiranën duke shkaktuar dëme.
Më parë është protestuar tek kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës si dhe sheshi ”Skënderbej”.
Protestuesit e revoltuar u kanë vënë flakën plehrave dhe koshave të mbeturinave.
Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.
Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë policie.
/GazetaReforma.com/