Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ Plas dhuna në Tiranë, tek Ministria e Brendshme dhe Bashkia hidhet gaz lotsjellës

· 2 min lexim

Ka plasur dhuna tek Ministria e Brendshme dhe te Bashkia e Tiranës, ku policia u është përgjigjur protestuesve të irrituar me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Siç shihet në fotot e mëposhtme të rinjtë që kanë dalë në protestë kundër vrasjes së Klodian Rashës nga policia mëngjesin e ditës së djeshme kanë thyer xhamat e institucionit.

Ata kanë përdorur gurë dhe sende të forta për të shkatërruar dritaret e Ministrisë.

Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Protestuesit kanë arritur që të futen brenda godinës së Ministrisë së Brendshme.

Siç shihet dhe në foto, të rinjtë i kanë vënë flakën perdes së një njërës prej dritareve, të cilës i thyen dhe xhamin.

Ata arritën të futen brenda, ndërkohë që janë përballur dhe me forcat e Policisë. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë arritur që të largojnë të rinjtë prej aty.

Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

/GazetaReforma.com/