Malet mund të duken si një gjë e ngurtë dhe pa jetë, por në fakt gaboheni. Edhe ata kanë zhvillimin e tyre si të ishin gjallesa, por kjo në vartësi të lëvizjeve tektonike të tokës.
Mali Everest është i lartë saktësisht 8,848.86 metra: ai zyrtarisht është ‘rritur’ me 86 centimetra nga matja e fundit e cila daton në vitin 1954, viti i pushtimit të majës dhe që vendosi “çatinë e botës” në 8,848 metra mbi nivelin e detit.
Kjo shifra e re u njoftua bashkërisht nga Kina dhe Nepal, dy vende që ndajnë malin dhe kufiri i të cilave kalon pikërisht përmes majës.
Disa gjeologë kanë sugjeruar që një tërmet i madh në 2015 mund të ketë pasur një ndikim në lartësinë e malit.
Të tjerë kanë argumentuar se Everesti, si majat e tjera të Himalajeve, mund të jenë rritur me kalimin e kohës për shkak të zhvendosjes së pllakave tektonike.
/GazetaReforma.com/