Skip to content
Të Gjitha

Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Kalendari i kuqezinjve, ja kur do ndeshet Shqipëria me Anglinë…

· 1 min lexim

Grupi i eliminatoreve për në kampionatin botëror “Katrat 2022” do të jetë jo i lehtë për Shqipërinë, e cika duhet të përballet me disa ekipe të forta.

Shqipëria ka mësuar sot kalendarin e rrugëtimit për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”. Kuqezinjtë e nisin me Andorrën në transfertë teksa menjëherë pas saj, presin në shtëpi Anglinë.

Më pas Shqipëria shkon drejt San Marinos, për të mbyllur sfidën e 3-të të marsit. Në shtator, Shqipëria udhëton drejt Polonisë, dhe kthehet për të pritur Hungarinë dhe San Marinon.

Në tetor Shqipëria udhëton në Hungari dhe rikthehet në shtëpi me Poloninë. Kurse në nëntor ndeshjen e parafundit e luan në “Wembley” më 12 nëntor të vitit 2021, kurse e mbyll me Shqipëri-Andorra më 15 nëntor.

KALENDARI I KUALIFIKUESEVE

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra

/GazetaReforma.com/