Skip to content
Rajoni

Qeveria e re malazeze “godet” Gjukanoviçin, i heq dy makinat luksoze presidenciale

· 1 min lexim

Qeveria e re e sapoformuar e Malit të Zi,  nuk ka humbur kohë për të të realizuar një ndër premtimet elektorale. Vendimi i parë i kabinetit të ri qeveritar lidhet me sekuestrimin dhe shitjen e super makinave që përdoren nga Presidenti Milo Gjukanoviç dhe ish-kryeministri Dushko Markoviç.

Sipas raportimit të mediave lokale, qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapić dhe Dritan Abazoviçit ka vendosur që të nxjerrë në shitje dy makina “Mercedes Benz Maybach” me vlerë secila nga 650 000 euro.

Koalicioni i udhëhequr nga Krivokapić kishte premtuar një gjë të tillë gjatë fushatës elektorale dhe tani ka vendosur që ta përmbushë këtë gjë.

Gjatë ditës së djeshme, kur ishte mbledhja e parë e qeverisë, kryeministri malazez shkoi me taksi në punë.

Më herët, një histori e ngjashme ndodhi edhe me Mercedesin luksoz të Nikola Gruevskit, i quajtur edhe “tanku”, i cili u sekuestrua prej qeverisë së pasardhësit të tij, Zoran Zaevit.

Madje, për Gruevskin dhe të tijtë u hap një proces gjyqësor për këtë gjë dhe se sëfundmi, ish-ministrja e Jankullovska u fut pas hekurave./Gazetareforma.com/