Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti me ‘Smart’ në Tiranë ku humbi jetën 22-vjeçarja/ Gjykata merr vendimin për shoferen 19-vjeçare

· 2 min lexim

Ajo i mbijetoi një aksidenti ku me gjasë edhe pas hetimeve del se ishte vet shkaktare e aksidentit fatal që i mori jetën shoqes dhe kunatës së saj 22- vjeçare.

Por duket se 19-vjeçarja, Denisa Doku, nuk do ta ketë të lehtë me drejtësinë, e cila do të kalojë në “lupë” të gjithë ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Kamëz.

Doku ka dalë sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë nga gjykata, pas aksidentit të ndodhur të shtunën në Kamëz, ku humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeçe.

DETAJET/ Aksidenti në Kamëz, familjarët e viktimës falin 19-vjaçaren: Ishin  kunata, të mos ndiqet penalisht – Gazeta Tema

Dy të rejat ishin kunata me njëra-tjetrën, pasi Alida ishte e fejuar me vëllanë e Denisës.

Ndërkohë mësohet se, Gjykata ka lënë në arrest shtëpie Denisa Dokun, e cila ishte në drejtimin e makinës tip “Smart” që u aksidentua në Kamzë të shtunën.

Prindërit e viktimës kanë paraqitur një deklaratë të noterizuar në Gjykatë, ku kërkojnë që 19-vjeçarja të mos ndiqet penalisht për aksidentin, pasi marrëdhëniet e tyre familjare janë të sqaruara.

Humbi miken e saj në aksidentin e frikshëm me Smart, Deni Doku rikujton  momentet e tmerrit dhe përlotet në Tik Tok – Dosja AL

“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”,- thuhet në deklaratën që ka lëshuar babai i të ndjerës.

Por gjithsesi, do të jetë ekspertiza e ekspertëve të qarkullimi ajo që do të përcaktojë para trupës gjykuese fajtorin dhe shkakun e vërtetë të aksidentit, për të cilën thuhet se në momentin e manovrimit vajzat në “Smart” ishin shuke komunikuar me celular.

Aksidenti i rëndë në Kamëz, policia arreston Deni Dokun dhe ngre akuza ndaj  saj

/GazetaReforma.com/