Liljana Ramasaço, ekspertja e PD për Shëndetësinë, shprehet pesimiste për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. E ftuar në “Real story” ajo deklaroi se qeveria po e keqmenaxhon krizën.
“Prioriteti i opozitës ka qenë shëndeti i qytetarëve dhe ajo që qytetarët do të mbajnë mend nga kjo pandemi do të jetë varfërimi i tyre, numri i lartë i vdekjeve, kriza ekonomike, se këtu kemi të bëjmë me një dështim total të qeverisë në menaxhimin e kësaj situate. Do të jemi vendi i fundit në botë që do të marrim vaksinën anti-Covid”, tha Ramasaço.
Nga ana tjetër, ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, tha se zgjedhjet e 25 prillit do të gjykojnë veprimet e qeverisë dhe të opozitës përgjatë gjithë këtyre muajve të përballjes me pandeminë.
“ Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, do të gjykojnë qeverinë për çfarë ka bërë dhe jo gjatë kësaj periudhe, ashtu si edhe opozitën. Nuk është etike dhe aq morale të gjykojmë çfarë do tregojnë zgjedhjet, por duhet të flasim për vaksinën”, deklaroi Gjergji Koja.