Çështja e mjekut të njohur Drini Dobi ka bërë shumë bujë në media dhe është diskutuar gjatë në sferën social-politike në vend. Kjo pasi ai ndodhet në Itali në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe duhet një shumë relativisht e lartë për kurimin e tij të plotë.
Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është transportuar në një spital në Itali dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimiu dhe trajtimi në spital për disa javë. Familjarë dhe të njohur të mjekut janë bashkuar për të siguruar mbështetje financiare për kurimin që mund t’i shpëtoj jetën. Ata kanë hapur një llogari me të dhënat në vijim, ku gjithkush mund të kontribuojë për shpëtimin e jetës së mjekut: Drini Dobi është mjek neurolog në QSUT prej më tepër se dy dekadash. Prej dy vitesh ai drejton Shërbimin Neurovaskular aty.
Ai ka rezultuar pozitivë me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Deri më sot qeveria nuk kishte reaguar, ndaj u angazhuan miqtë dhe të afërmit për të grumbulluar fonde. Mirëpo sot, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e madh. Ajo thotë se Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë.