Indrit Taullai i njohur si pjesë e Bandës së Durrësit, është arrestuar ditën e sotme në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës , thuhet se Taullai kishte hyrë në Kosovë në datë 5 Dhjetor. Mediat kosovare kanë deklaruar se arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.
“Me kërkesë të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombetarë në Kosovë ILECU, sot me datë 06 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta në Prizren, është bërë i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit të dyshimtë I.T i lindur ne vitin 1975.
I arrestuari dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Shqipëri. I njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës me datë 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë./gazetareforma.com/