Në vend të urimit për postin e ri, aktori Robert Ndrenika e ka këshilluar regjizorin Altin Basha, pasi ky u emërua nga qeveria drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Të vërë në skenë më shumë pjesë shqiptare, e këshillon Ndrenika, ndërsa rolet të mos ia japë as vëllait dhe as çunit të xhaxhait, nëse nuk i meritojnë.
“Kur Laerti u emërua drejtor teatri Polloni ( i jati) i dha këto këshilla : Në radhë të parë bëj çmos që salla të jetë plot me spektatorë sepse kur ka spektatorë sido që të jetë shfaqja nuk kanë shumë për të folur Josif Papagjoni me Përparim Kabon qoftë (ndëlesë paçin) Kudreti me Adriatikun…Në radhë të dytë repertori të jetë më tepër i vëndit (bio) duke alternuar elementë dramatikë me ato humoristikë (ashtu siç është vetë jeta)… Së treti aktivzo elementin e ri të talentuar…Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës…dhe së fundi mos e nën vlerëso anën profesionale !!!”, thotë Ndrenika.
Artistë të tjerë e komentuan emërimin e Bashës si një shpërblim për qëndrimin e mbajtur pro shembjes së Teatrit.
/GazetaReforma.com/