Elbasani është kthyer në një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi, duke numëruar deri më tani 75 të vdekur dhe mijëra të infektuar që prej fillimit të pandemisë.
Siç raportohet, gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan ndërruan jetën dy persona.
Bëhet fjalë për një 73-vjeçar, si edhe një 37-vjeçar, i quajtur Elton Gegolli.
Mësohet se të dy personat që ndërruan jetën nuk kishin asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.
Mësohet se i riu, Elton Gegolli ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spitalin “Covid 2”.
Prej 10 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Mëson se 37-vjeçari, punonte në një laborator në një kompani industriale në ish-Metalurgjik, ndërkohë që thuhet se nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
/GazetaReforma.com/