Skip to content
Të Gjitha

Heqja e titullit “Qytetar nderi” i Veton Surroit, prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit Bashkiak

· 1 min lexim

Pas pështjellimit dhe debatit publik që u bë për shkak se se Këshilli i Qarkut Kukës kërkoi heqjen e titullit “Qytetar nderi” i Kukësit për intelektualin dhe politikanin kosovar Veton Surroi, Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana ka refuzuar këtë vendim.

Kujtojmë se Këshilli i Qarkut Kukës kërkoi heqjen e titullit për Surroin pas kërkesës nga dy intelektualë të Kukësit. Dy anëtarët e Këshillit Baudin Murati dhe Misin Braha i propozuan Domit që t’i hiqnin titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, politikanit kosovar Veton Surroi.

Në argumentet e tyre, ata pretendonin se Surroi ka bërë deklarata kundër UÇK-së dhe për këtë arsye duhet të hiqet njolla e zezë nga zemrat e banorëve të Kukësit.

Më pas kryeministri Edi Rama është distancuar nga ky veprim i këshillit të Kukësit, duke u shprehur se kjo është një lajthitje kolektive dhe uronte që Prefekti ta refuzojë.

Rama u shpreh se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve./GazetaReforma.com/