Skip to content
Të Gjitha

‘Çerdhet e kopshtet të pa rrezikshme’/ Komiteti i Ekspertëve: Ja çdo të ndodhë për festat e fundvitit…

· 2 min lexim

Shqiptarët rrezikojnë që këto festa fundviti ti kalojnë të izoluar, dhe festimet te jenë krejt të zymta dhe vetëm familjare. Kjo të paktën është “dëshira” e pashprehur e anëtarëve të Komitetit të Ekspertëve, që duket se për fundin e vitit kanë rezervuar “surpriza” të pakëndshme për shqiptarët.

Komiteti i Ekspertëve i’u përgjigj gjatë komunikimit të sotëm edhe interesimit të gazetarëve.

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se, nuk ka arsye për mbylljen e çerdheve apo kopshteve, pasi kjo kategori nuk përbën rrezik.

Ata po ashtu këshilluan të evitohen të gjitha grumbullimet për festat e fundvitit, duke qenë se jemi në prag të tyre.

“Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjeç incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte.

Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë”,- tha Tomini.

Të pyetur nëse spitalet Covid në Shqipëri janë në gjendje të presin edhe pacientë nga Lugina e Preshevës, Rakacolli u shpreh: “Kjo nuk është diskutuar akoma do shikojmë si zhvillohet situata epidemiologjike. Kjo varet nga të sëmurët që kemi ne këtu”.

/GazetaReforma.com/