Italia vazhdon që të ketë shifra të të larta infektimesh me koronavirus.
Në harkun kohor të 24 orëve të fundit, janë raportuar 19.350 persona të infektuar me koronavirus.
Numri i viktimave është rritur ndjeshëm që nga dita e djeshme, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 785 persona. Ndërkohë që ditën e djeshme u raportuan 672 viktima.
Mësohet se në terapi intensive ndodhen 3.663 pacientë, 81 më pak se një ditë më parë./GazetaReforma.com/