Skip to content
Të Gjitha

Ligji i Arsimit të Lartë, ja nisma e studentëve për ta anuluar

· 1 min lexim

Një nga kërkesat e studentëve që dolën masivisht në protesta në dhjetor ishte edhe anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.

Por për këtë qeveria thotë se e ka të pamundur ta vërë në zbatim, pasi një gjë e tillë kërkon kohë.

E megjithatë, studentët e Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave.

Mësohet se peticioni po firmoset sot tek Inxhineria dhe Arkitektura, aty ku mori jetë edhe protesta studentore dhe pritet të përhapet në të gjitha Fakultetet e tjera.