Mund të duket si çudi por ka ndodhur tashmë për të pestën herë dhe kjo gjë është bërë një “ritual” i frikshëm.
Bëhet fjalë për një tjetër pacient që ka vrarë vetën sot pas mesnate duke u hedhur nga dritaret e spitalit ku ishte shtruar.
Personi që ka ndërruar jetë në vend është një 60-vjeçar me iniciale L.S. Policia nuk tregoi se në cilin spital ishte shtruar, por dyshohet se ka ndodhur tek Sanatoriumi.
Ky është pacienti i pestë që vret veten në spitalet Covid të vendit.
Rasti i parë që më datë 13 gusht 2020, rreth orës 4:30 të mëngjesit, është vetëhedhur nga kati i 3 i Sanatoriumit, Xhulio Koça, 29 vjeç, që për pasojë humbi jetën.
Më 2 shtator 2020, ishte 65-vjeçari Hasan Mira, që veproi po njësoj dhe humbi jetën.
Më datë 1 nëntor 2020, rreth orës 03:10, është hedhur nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi” edhe Preng Gjonaj, 52 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Rasti më i fundit qe i Reshat Grembit, 69-vjeçarit me Covid shtruar tek Infektivi, i cili i dha fund jetës rreth 3 javë më parë.
Pacienti i pestë është hedhur nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, duke u bërë kështu personi i pestë me koronavirus që i jep fund jetës, pikërisht duke u vetëhedhur nga spitali.
Tiranë/Informacion paraprak
“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.
/GazetaReforma.com/