Skip to content
Të Gjitha

Durrës/ Helmohen 7 rrobaqepëse, shtrohen në spital

· 1 min lexim

Shtatë punonjëse të një rrobaqepsie në qytetin e Durrësit janë helmuar.

Mësohet se punonjëset janë paraqitur tek urgjenca e spitalit të Durrësit ku janë konstatuar shenja helmimi.

Shkak dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit të një kondicioneri.

Ky rast nuk është i vetmis, pasi më 24 nëntor të vitit të kaluar, 40 punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.