Greqia ka vendosur që të mbyllë përfundimisht pikën kufitare të Kapshticës, pas zbulimit të skandalit me kompaninë që falsifikonte testet PCR të covid-19.
Bëhet me dije se vendimi nga ana e palës greke, është marrë pas zbulimit të një organizate që falsifikonte rezlutatet e testeve PCR të qytetarëve që kalonin doganën e Kapshticës drejt Greqisë.
Kujtojmë se në bazë të protokolleve të reja të sigurisë anti-covid, çdo kalim i shtetasve shqiptarë drejt Greqisë nëpërmjet pikave kufitare, duhej që me detyrim të bënin paraprakisht testin PCR për të parë nëse ishin apo jo të infektuar me Covid-19.
Ndërkohë Dogana e Kapshticës ka njoftuar se mbyllja përfundimtare e pikës kufitare, do të jetë ditën e nesërme më 20 nëntor dhe do të qëndrojë e mbyllur për një afat të pacaktuar./GazetaReforma.com/