Janë disa qindra prokurorë dhe gjykatësit e shkarkuar nga vetting. Shumë prej tyre kanë nisur një tjetër profesion ndërkohë që gazetarja Anila Hoxha raportoi për historinë e një prokurori të dorëhequr i cili ka kërkuar ndihmë për shkak të kërcënimeve që i janë bërë.
Prokurori që ka dhënë dorëheqjen quhet Ardian Nezha, që është bërë shkak që policia të përfshihet në një sërë aksionesh, më e fundit është që janë vënë në kërkim të një personi që quhet Genti Latifi nga Peqini, i cili në fillim të 2020 i ka çuar një sërë kërcënimesh për jetën.
Ashtu siç thotë dosja që Tch disponon ish prokurori e ka çuar djalin në Kanada, ndërsa ka kërkuar ndihmë në prokurori duke vënë në dispozicion edhe të gjitha mesazhet e dërguara dhe kanosjet e dërguara atij dhe bashkëshortes së tij.
Në një moment ai kërcënohet duke u paralajmëruar se ata do t’i zhduknin djalin e më pas do merreshin me të.
Sikurse thotë dosja, ata thonë: kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror.
Ka një sëre mesazhesh përveç këtyre, ku ish-prokuroi kërcënohet dhe për anëtarë të tjerë të familjes.
I pyetur nga prokuroria e Tiranës pasi disa herë është paraqitur për këtë çështje, Nezha thotë: Unë kam qenë prokuror, kam marrë shumë kërcënime dhe në 2018 edhe gjatë muajve shkurt, mars prill 2018. Aq të mëdha ishin sa u detyrova të dorëhiqem edhe nga detyra e drejtuesit të prokurorisë në një nga rrethet më problematike të botës së krimit në Shqipëri vetëm pasi kisha bërë 3 muaj punë.
Bëhet fjalë për kohën kur ai drejtonte prokurorinë e Elbasanit në vitin 2018.
“Vlerësohet se në atë kohë”, vazhdon deklarata e Nezhës , “u bënë bashkë politika dhe krimi dhe më detyruan të dorëhiqem për të mos futur institucionin e prokurorisë në përplasje me policinë dhe politikën e cila po mban peng dhe sot e kësaj dite atë rreth”./TCH/