Skip to content
Rajoni

Situatë alarmante në Kosovë, qindra raste të reja dhe 11 vdekje nga Covid-19

· 1 min lexim

Situata për shkak të pandemisë në Kosovë, sa vjen dhe po përkeqësohet, ndërkohë që shifrat e të infektuarve mbeten ende të larta.

Sipas përditësimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, ditën e sotme janë shënuar 720 raste të reja me koronavirus dhe 11 të vdekur.

Kujtojmë se deri më tani, numri total zyrtar i rasteve pozitive me covid-19, ka shkuar në 123.976 persona, si dhe 660 të tjerë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive me covid-19 është 12.008 persona./GazetaReforma.com/