Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi në Fier/ Gjykata lë në burg Fatmir Hoxhajn, i dyshuari nuk pranon autorësinë!

· 1 min lexim

Autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës mëngjesin e 26 tetorit në Fier, Fatmir Hoxhaj, është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Fierit.

Bëhet me dije se gjatë seancës në Gjykatë, i dyshuar Fatmir Hoxhaj nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke theksuar se është i pafajshëm dhe për të s’ka prova.

Alibinë më të fortë që ka përdorur Hoxhaj, ka qenë fakti se ai atë mëngjes ishte është zgjuar në orën 8 të mëngjesit, ndërkohë që vrasja ndodhi rreth 2 orë përpara se ai të zgjohej.

Shtetasi Fatmir Hoxhaj dyshohet se ekzekutoi Ahmet Toskën mëngjesin e 26 tetorit pranë banesës së tij në sy të gruas, pas disa konflikteve që kishin pasur në të shkuarën./GazetaReforma.com/