Lumi i Vjosës në Shqipëri duket se tani ka edhe një “avokat” të rangut ndërkombëtar madje edhe më shumë se aq…
Aktori i njohur i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, ka ngritur sërish zërin për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i HEC-eve private mbi shtratin e tij.
Ai ka publikuar një fotografi të lumit Vjosa në profilin e tij në Instagram, duke i thënë ndjekësve se ka lajme premtuese nga Shqipëria. Në foto lexohet “Vjosa, jo diga”, dhe Di Caprio i bëri thirrje kryeministrit të Bosnje Hercegovnës për të mbrojtur lumenjtë nga hidrocentralet.
Di Caprio përmend në mesazhin e tij në rrjetet sociale edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se, me 25 Shtator njoftoi refuzimin e digës së Kalivaçit, duke treguar që Vjosa do të bëhet park kombëtar.
“Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona, do të bëhet një park kombëtar”,- shkruan Di Caprio duke i bërë thirrje edhe kryeministrit federal të Bosnje dhe Hercegovinës të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë .
Kujtojmë që rreth para një viti Leonardo Di Caprio, i’u bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa, kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Postimi që ai bëri në profilin e tij në Instagram, bëri shumë jehonë në vendin tonë.
Lumi Vjosa është pjesë e ‘Zemrës Blu’ të Evropës, ku bëjnë pjesë edhe lumi Radika në Parkun Kombëtar Mavrovë në Maqedoni, dhe lumi Sava në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.
Postimi i aktorit amerikan Leonardo Di Caprio në Instagram:
“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.
Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit të Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura Vjosa e zbuluar së fundmi.
Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit që përbëjnë ‘Zemrën Blu’”.
/GazetaReforma.com/