Cobbinah ikën nga Tirana, do të luajë me një skuadër në Egjipt
Largohet nga Klubi Tirana futbollisti Winful Cobbinah. Sipas njoftimit zyrtar, lojtari ka firmosur me ekipin egjiptian Ceramica Cleopatra.
Klubi thotë se pavarësisht dëshirës së madhe për ta patur lojtarin, i janë bashkuar dëshirës së tij.
Lojtari nga Gana ka kaluar sot vizitat mjekësore dhe është prezantuar tek ekipi i ri.
Largimi i futbollistit të Tiranës vjen pas një aventure me dokumentet e qëndrimit në Shqipëri. Presidenti Meta i dha nënshtetësinë, ndërkohë që gjykata e Tiranës e dënoi për falsifikim të dokumenteve të qëndrimit.
Pas dënimit nga gjykata futbollisti ka vendosur për tu larguar nga Shqipëria
“Klubi i Futbollit Tirana njofton shitjen e kartonit të lojtarit Winnful Essua Cobbina. Klubi njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me Cleopatra Football Club. Pavarësisht dëshirës së madhe të klubit për ta patur lojtarin pjesë të kampit bardheblu, klubi i bashkohet dëshirës primare për mirëqenien e lojtarit. KF Tirana i uron suksese në këtë rrugëtim të ri”, shkruan në njoftimin zyrrtar Klubi Tirana.
/GazetaReforma.com/