Policia italiane ka bërë me dije se ka arritur që të shkatërrojë një grup të strukturuar kriminal, i cili merrej me shpërndarje ndërkombëtare të drogërave, kryesisht të drogërave të forta si kokainë.
Ky rrjet mësohet se drejtohej nga dy vëllezër shqiptar nga Fushë-Kruja.
Bëhet me dije se operacioni anti-drogë i organizuar nga policia e Genoas, kapi në flagrancë 10 persona, mes të cilëve edhe vëllezërit nga Fushë-Kruja.
Grupi, i përbërë nga italianë dhe shqiptarë, sipas gjetjeve hetimore importoi kokainë nga Gjermania përmes Côte d’Azur e cila më pas u shit në kryeqytetin Ligurian.
Sipas hetuesve, në krye të organizatës ishin dy vëllezër shqiptarë, Alfred dhe Klodian Plloci, të cilët merreshin me blerjen e drogës. Droga ishte fshehur brenda makinerive dhe shpërndahej përmes një shqiptari tjetër, Aurel Hasanaj.
Që prej nisjes së hetimeve, në vitin 2017, nga ky grup janë arrestuar 18 persona, të cilëve iu sekuestruan edhe pesë kilogramë drogë./GazetaReforma.com/