Tjetër rekord i zi në Itali, ku duket se rasstet e reja të infektimeve me covid-19, po dalin jashte kontrollit, duke e bërë Italinë vendin e parë në listën e zezë të vendeve evropiane të goditura nga koronavirusi.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e Italisë, kanë ndërruar jetë 631 persona dhe janë infektuar ndërkohë edhe 32.191 të tjerë.
Me gjithë bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 46,464 persona, ndërsa numërohen në total 1,238,072 të infektuar që prej fillimit të pandemisë.
Kujtojmë gjithashtu se që prej fillimit të pandemisë deri më tani, në Itali janë shëruar 457,798 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën ka shkuar deri më tani në 3,612 pacientë./GazetaReforma.com/