Tragjeditë dhe fatkeqësitë sidomos në spitalet tona nuk kanë fund, si pasojë e koronavirusit. Një histori e dhimbshme ka ndodhur sot në Tiranë, ku një nënë 28-vjeçare, e infektuar me COVID ka ndërruar jetë duke qenë 5-muajshe shtatzënë.
Mësohet se e reja ishte e prekur nga virusi prej një jave. Fillimisht ajo ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej, sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën, mirëpo kur gjendja e saj u rëndua është transportuar në spitalin Infektiv.
Shtetasja Emanuela Dalipi, kishte tre ditë që ishte në terapi intensive, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. E reja është dërguar më pas në reanimacionin qendror për shkak të rëndimit të situatës.
Mjekët kanë ndërhyrë për t’i hequr fëmijën mirëpo 28-vjecares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e saj.
Mjekët ende nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar për të dhënë detaje në lidhje me situatën tragjike.
/GazetaReforma.com/