Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zëri i Amerikës: Shqipëria “rriti” testimet pasi përfshiu shifrat e privatëve

21:44 16/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në Shqipëri, java e shkuar regjistroi rekorde në të gjitha shifrat që lidhen me COVID 19, si për nga numri i vdekjeve, ashtu dhe për nga rastet, numri i testimeve si dhe shtrimet në spitale. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se në periudhën 10-16 Nëntor, Koronavirusi shkaktoi 60 viktima. Deri më tani, shifra më e lartë ishte regjistruar dy javë më parë me 47 të vdekur. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë humbën jetën një 48 vjeçare, një 71-vjeçar, 74-vjeçar, një 85-vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63-vjeçar nga Gramshi, një 71-vjeçar nga Durrësi.

Rastet e reja, gjatë së njëjtës periudhë 1 javore u ngjitën në 3701 raste, 492 të prekur më shumë. Rritja erdhi si pasojë edhe e një numri më të lartë të testimeve (+29.8 përqind), pasi autoritetet vendosën që të përfshinin dhe tamponët që realizohen në sistemin shëndetësor jo publik. Për pasojë dhe përqindja e pozitivitetit (raporti mes numrit të rasteve dhe numrit të tamponëve) u ul në 22 përqind, nga 24.8 përqind që ishte në javën pararendëse. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Mesatarja ditore e të prekurve ishte në kuotën e 528 rasteve, Ndërsa në 24 orët e fundit u regjistrua një rekord i ri me 602 të infektuar, të konfirmuar pas 2241 tamponëve, ndërsa pozitiviteti kërceu në 26.8 përqind. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në 24 bashki të ndryshme të vendit: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Rritja e numrave është shoqëruar me një shtim progresiv të pacientëve që kërkojnë trajtim në spitale. Deri pasditen e sotme, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë “në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar”. Krahasuar më të dhënat e së hënës së kaluar, numri i të shtruarve është rritur me 46 pacientë.

Java e shkuar shënoi dhe numrin më të madh të të shëruarve, 1250 persona, falë shifrës rekord të 24 orëve të fundit me 564 qytetarë të cilët kanë rezultuar negativë në dy testime radhazi. Megjithatë numri i të prekurve ende aktivë, vijon të rritet duke shkuar në 14.348 persona, pak më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të konfirmuara që nga nisja e pandemisë. Tirana është vatra kryesore, duke patur thuajse aq persona aktivë sa ka në të gjithë pjesën tjetër të vendit./VOA/

Etiketa: covidrezultatetestime

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Trump nuk heq dorë: Nuk do ti lejojmë të vjedhin zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.