Në kulmin e valës së dytë të pandemisë, kur rastet po rriten me shpejtësi, pas vaksinës së parë që tashmë është promovuar dhe pritet të nisë shpërndarjen, një tjetër pason të parën.
Bëhet fjalë për një vaksinë të re, e cila është thuajse 95% efektive. Sipas BBC, bëhet fjalë për vaksinën e kompanisë amerikane “Moderna”.
Lajmërimi vjen disa ditë pasi kompania “Pfizer” tha se, vaksina e saj ofron 90% mbrojtje kundër Covid-19.
Por ndërkohë, “Moderna”, tha se, kjo është një ditë e madhe, dhe se kompania planifikon të marrë miratimin nga autoritetet së shpejti.
Të dy kompanitë përdorin një qasje thellësisht inovative dhe eksperimentale për vaksinat e tyre. Këto dy lajme kanë shtuar shpresën se vaksinat do i japin fund pandemisë.
Në testime u përfshinë 30 mijë njerëz në SHBA. Gjysmës iu dha vaksina e ndarë në dy doza me katër javë kohë diferencë. Të tjerët morën injeksion fals. Pas rezultateve, kompania thotë se vaksina ofron mbrojtje në masën 94.5%.
Tal Zaks i kompanisë “Moderna” tha për BBC se, efektshmëria është befasuese.
Megjithatë akoma nuk dihet sesa zgjat imuniteti, pasi kompania thotë se, fuqia e saj nuk zhduket te moshat më të mëdha.
Gjatë testimeve nuk është raportuar ndonjë efekt anësor domethënës.
Të dy vaksinat, edhe ajo e Pfizer, injektojnë në trup një kod gjenetik të virusit në mënyrë që të provokohet një reagim imunitar.
Nëse vaksinat miratohen, ekziston mundësia që të nisë shpërndarja e tyre që në dhjetor.
/Gazetareforma.com/