Skip to content
Të Gjitha

“Hetimet dhe aktakuzat janë inkurajuese”, Yuri Kim mesazh për SPAK

· 1 min lexim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme në lidhje me punën që SPAK po bën për të luftuar korrupsionin dhe krimin eorganizuar në vend.

Në një mesazh në “Twitter”, Kim shkruan se hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese, prandaj ka kërkuar që të jenë të ashpër dhe të të mbajnë këtë kurs.

Nuk dihet se për cilat hetime është e lumtur Yuri Kim teksa kujtojmë se vetëm dje SPAK vendosi nën hetim deputetin dhe koordinatorin politik të PS për Tiranën, Ervin Bushatin.

STATUSI NGA YURI KIM

Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndro kursin. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi!