Filipine/ Shpërthimi i bombave në kishë lë pas 27 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur
Në një kishë katolike në Filipine, një shpërthim me dy bomba ka ndodhur duke vrarë 27 persona dhe duke plagosur mbi 80 të tjerë.
Bomba e parë shpërtheu në brendësi të katedrales dhe e dyta kishte në shënjestër ushtarët e afërt që nxituan për të ndihmuar të plagosurit.
Sekretari i Mbrojtjes, në një deklaratë dënoi bombardimet dhe tha se kishte angazhuar forcat ushtarake për të përforcuar sigurinë në vendet e kultit si dhe në hapësirat publike.
Shpërthimi vjen pas referendumit të së hënës, ku shumica myslimane u pyet nëse e mbështet planin për të krijuar rajon të ri autonom.
Shumica e 2.8 milionë njerëzve që morën pjesë në votim mbështetën referendumin, por qyteti i Jolo, ku edhe ka ndodhur shpërthimi, e hodhi poshtë atë.