Shifrat janë rritur ndjeshëm në Shqipëri me të infektuar nga koronavirusi, por më shumë se kurrë kjo situatë shikohet pranë Spitaklit Infeksiv në QSUT, aty ku është dhe stacioni i parë i pacientëve.
Pamjet video dhe fotot që kanë bërë tashmë xhiron e rrjetit, vijnë sot nga spitali “Covid-1”, ku siç njihet aktualisht Infektivi, nuk ka më vend as për autoambulanca që sjellin të sëmurët me koronavirus.
Fotot tregojnë qartë se edhe parkingu i Infektivit është mbushur me ambulanca që mbajnë pacientët.
E njëjta situatë është thuajse edhe tek spitali “Covid-2”, ose “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe edhe si Sanatoriumi.
Vetëm tek Infektivi, shikohet se ka një fluks urgjencash ndërsa mbi 10 autoambulanca janë rreshtuar në oborr, me pacientët e shtruar brenda që presin të futen në spital.
Nga sa bëhet e ditur, spitali Infektiv dhe ”Shefqet Ndroqi” janë në limitet e ezaurimit të kapaciteteve, kurse COVID-3 ka dhe disa shtretër të lirë, sipas autoriteteve.
Ndërkohë shihet që tashmë pacientëve me COVID-19 u duhet të presin jashtë nëpër ambulanca, që të lirohet një shtrat dhe të futen ata.
Por ajo që është më e çuditshme, është fakti se prej disa kohësh nuk po raportohet numri i atyre që janë shëruar dhe që lënë spitalet, pasi e kalojnë koronavirusin.
/GazetaReforma.com/