Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditën e premte në vend, parashikohet një ndryshim i lehtë i kushteve meteorologjike.
Mësohet se moti do të nisë me kthjellime dhe në zonën e veriperëndimit dhe në zonat bregdetare, do të shfaqen vranësirat shtresore. Në këto zona parashikohet një shi i reduktuar në formë të izoluar.
Ndërkohë era do të fryjë kryesisht në juglindje e veriperëndim dhe lehtë e mesatare në zonat bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.
Temperaturat parashikohen në:
– zonat malore 2°C deri në 13°C
– zonat e ulëta 4°C deri në 22°C
– zonat bregdetare 7°C deri në 21°C/GazetaReforma.com/