Skip to content
Të Gjitha

Vranësira, shi dhe…mësoni si do të jetë moti sot

· 1 min lexim

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditën e premte në vend, parashikohet një ndryshim i lehtë i kushteve meteorologjike.

Mësohet se moti do të nisë me kthjellime dhe në zonën e veriperëndimit dhe në zonat bregdetare, do të shfaqen vranësirat shtresore. Në këto zona parashikohet një shi i reduktuar në formë të izoluar.

Ndërkohë era do të fryjë kryesisht në juglindje e veriperëndim dhe  lehtë e mesatare në zonat bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 2°C deri në 13°C

– zonat e ulëta 4°C deri në 22°C

– zonat bregdetare 7°C deri në 21°C/GazetaReforma.com/