Skip to content
Të Gjitha

Mbyllet Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, shkak rritja e të infektuarve me Covid-19

· 1 min lexim

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet çdo ditë e më shumë duke shënuar shifra rekorde. Vetëm ditën e djeshme në gjithë vendin ishin kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar positivë me virusin SARS COV2, 563 qytetarë.

Nga këto numrin më të lartë të rasteve të reja e mban Tirana me 255 raste ditore dhe duke parë një rritje kaq të madhe dhe alarmuese Këshilli i Gjykatës ka pezulluar punën në gjykatën Penale dhe Civile e Tiranës.

Në vendimin e firmosur nga kryetari i Këshillit Petrit Çomo thuhet se ky insitutcion do të qendrojë i mbyllur nga data 13 nëntor deri më 27 nëntor dhe  përjashtim nga ky vendim do të kenë vetëm çështjet e karakterit urgjent.

foto galeri