Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendimi/ Zbatuan protokolle strikte anti-Covid, kategoritë e bizneseve që përfitojnë ndihmë financiare nga shteti  

13:59 11/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ishin një mori biznesesh që vijuan punën edhe gjatë karantinës së pandemisë në vendin tonë por duke ndërmarrë rregulla strikte për sigurinë e punonjësve. Kjo gjë u shkaktoi atyre rritje të kostove operative ditore, duke bërë që shumë përfaqësues të këtyre bizneseve t’i kërkonin ndihmë shtetit.

Dhe pikërisht përgjigja nga shteti nuk ka vonuar, por në kuadër të ndihmave të dhëna për përballimin e pandemisë, për biznese të caktuara, qeveria ka miratuar vendimin që tashmë do t’u vijë në ndihmë shumë subjekteve private.

Vendimi i qeverisë për dhënien e ndihmës financiare për të mbuluar shpenzimet e bizneseve prodhuese, ka hyrë tashmë në fuqi, dhe ai synon suportin financiar për ato kompani që zbatojnë protokollet e sigurisë të pandemisë.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përfitues të kësaj pakete financiare, bazuar te numri i të punësuarve, do të jenë ndërmarrjet prodhuese të tekstileve dhe këpucëve, përpunuesit e peshkut, qumështit, mishit, birrës, të çimentos, farmaceutikës etj. (Më poshtë lista e plotë, botuar në Fletoren Zyrtare për ndërmarrjet përfituese)

Ndihma financiare për ndërmarrjet prodhuese, i takon aktivitetit në periudhën nëntor-dhjetor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.

Sa do të jetë shuma përfituese

Vendimi përcakton se këto ndërmarrje përfitojnë si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4000 lekëve për çdo punonjës, e llogaritur për 2-mujorin nëntor–dhjetor, respektivisht 2000 lekë për çdo muaj.

Efektet financiare me vlerë 1,8 miliardë lekë do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Skema mbështetëse do të llogaritet e jepet për ndërmarrjet, ku të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin qershor 2020, të dorëzuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Ndërmarrjet ose kompanitë për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë, përfitojnë vetëm një herë ndihmën financiare, sipas këtij vendimi.

Në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila ka aplikuar e para.

Ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë. Nuk konsiderohen të punësuar individët e deklaruar pa pagesë në listëpagesë.

Nuk përfitojnë nga ndihma financiare ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit, si dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).

Aplikimi në portalin e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka saktësuar se aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar: a) NIPT-in e përfituesit; b) numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti; c) bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, brenda 10 ditëve nga data e aplikimit, mund të kryejnë edhe verifikime të ndërmarrjeve përfituese, nëse përmbushen kriteret. Lista e ndërmarrjeve përfituese publikohet në website-in e administratës tatimore.

Në zbatim të legjislacionit ekzistues, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit (strukturës përgjegjëse për thesarin në degë) dokumentacionin përkatës për kryerjen e pagesave të detajuara, sipas bankave të nivelit të dytë, të cilat i informon për listën/listat e ndërmarrjeve përfituese të skemës mbështetëse, me të dhënat e mëposhtme: a) NIPT-in e përfituesit; b) numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti; c) bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, në zbatim të procedurave ekzistuese, menjëherë, me paraqitjen e urdhër shpenzimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen pagesat në total për çdo bankë të nivelit të dytë dhe kjo e fundit, bazuar në listën përmbledhëse të mësipërme të paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese sipas këtij vendimi.

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1456/njoftim-per-ndihmen-financiare-te-disa-prej-kategorive-kryesore-te-ndermarrjeve-te-cilat-zbatojne-protokollet-e-sigurise-ne-kuader-te-parandalimit-e-te-kontrollit-te-pandemise-covid-19
/Burimi: DPT/GazetaReforma.com/

 

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Anti Covidbizneseprotokollevendim

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Numri i të infektuarve me Covid-19 në rritje, Greqia shtyn masat kufizuese me vendin tonë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English