Dita e sotme, e mërkura 11 nëntor shënon edhe fundin e lirisë pa kufizime të qytetarëve, ku edhe një herë si përpara disa muajsh, autoritetet kanë vendosur të na pengojnë disa të drejta.
Kështu, duke nisur nga sot në orën 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit, hyn në fuqi “ora policore” për izolimin në shtëpi për shkak të situatës së pandemisë.
Prej orës 22:00 do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune apo emergjencash shëndetësore. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, autoritete kanë parashikuar gjoba dhe deri te ndalime nga policia.
Bazuar tek akti i ri normativ, gjoba do të jetë 10 mijë lekë (100 mijë lekë të vjetra).
Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.
Po ashtu, lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8-orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.
Ndërkohë që do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari.
/GazetaReforma.com/