Monika Kryemadhi është shprehur se mjekja Najada Çomo në videon e publikuar nga spitali Infektiv duket si një aktore filmash.
E ftuar në “Tempora”, Kryemadhi tha se është turp që këta mjekë të përdoren nga kryeministri për filmat elektoralë, që sipas saj është një maskara.
“Mjekët kanë një betejë të madhe psikologjike me pacientët dhe me kryeministrin posesiv dhe maskara. Që të marrësh Najada Çomën dhe ta nxjerrësh si aktore në filmat elektoralë, për mua është turp. Është shumë e rëndë për mua dhe nuk do t’ia lejoja vetes që personeli dhe stafi mjekësor të kthehet në aktorë të filmave politikë. Sot beteja e njerëzve për të mbijetuar nuk është profesioni. Sot kemi gazetare dhe mjekë të tjetërsuar. Është vetë infrastruktura e propagandës që është ngritur. Unë vlerësoj të gjithë mjekët dhe infermierët që shërbejnë jashtë qendrave spitalore,”– tha Kryemadhi.